Cristiano Ronaldo theu edhe një rekord

E publikuar: 10/12/2017 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka prezantuar para shikuesve në stadiumin Santiago Bernabeu të pestin Top të Artë.

Portugezi ka fituar ditë më parë këtë çmim prestigjioz në kryeqytetin francez, ku me këtë rast ka barazuar edhe rekordin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Mbrëmë duket se të motivuar me këtë arritje të CR7, Real Madrid arriti që ta shkatërroj skuadrën e Sevillas, duke e mposhtur me rezultat 5-0.

Cristiano Ronaldo pozon me pesë Topa të Artë

Dy prej pesë golave i shënoi lojtari më i mirë në botë, i shpallur ditë më parë nga France Football, Ronaldo.

Kjo ka bërë që futbollisti të arrij kuotën prej 51 golave dhe arrij edhe një rekord historik personal.

Në fakt, për të shtatin sezon radhazi arrin të shënojë mbi 50 gola brenda një viti kalendarik.

Ndryshe, Reali tashmë do të jetë pjesëmarrës edhe në Kupën e Botë për Klube. /Telegrafi/