Cristiano Ronaldo-s nuk i intereson FIFA (Video)

E publikuar: 04/08/2015 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo gjatë një interviste për CNN Espanyol ka dalur jashtë kontrolli kur është pyetur rreth skandalit që ndodhi në FIFA.

Kur është pyetur nëse lojtarët e Real Madridit diskutojnë rreth skandalit në FIFA, fituesi i Topit të Artë buzëqeshi dhe tha se ata më mirë bisedojnë rreth muzikës, femrave, stilit, apo diçka tjetër, shkruan arbresh.info. Ronaldo besohet se do zhvillonte një intervistë rreth lansimit të kufjeve të reja për sport, por kur biseda ndërroi kahje atëherë edhe qëndrimi i lojtarit ndryshoi.

“Nuk shqetësohem për këtë. Unë e bëjë profesionin tim, jap gjithçka për klubin. Nuk më intereson çka ndodh jashtë klubit”, tha ai, transmeton arbresh.info. Megjithatë, kur intervistuesi e pyeti rreth vendimit për mbajtjen e Kampionatit Botëror 2022 në Qatar, reprezentuesi portugez vendosi se kjo ishte e tepërt.

“Kjo është budallallëk. Të flasësh për FIFA-n? Nuk më intereson FIFA, as Qatari”, shtoi Cristiano.