CR7 e këshilloi Szczesny para pritjes së penalltisë së Higuainit

E publikuar: 12/11/2018 08:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit në San Siro me rezultat 0-1.

Për Zonjën e Vjetër golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Mario Mandzukic në minutën e tetë pas asistimit nga Alex Sandro.

Por, pjesa e parë nuk do të përfundoni kështu sikur Gonzalo Higuain të gabonte nga pika e bardhë në minutën e 41-të.

Mario Mandzukic në momentin e golit ndaj Milanit në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Argjentinasi nuk arriti të shënojë nga penalltia në portën e Wojciech Szczesny pasi polaku bëri një pritje të bukur.

Që Milani mos të barazonte rezultatin ka merita edhe Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo në duel me Ignazio Abate (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Portugezi në momentin kur u akordua penalltia iu afrua portierit të Juves dhe i foli diçka në vesh, që më shumë mundësi ishte një këshillë ka të gjuhet.

Kujtojmë se Ronaldo dhe Higuain ishin për pak kohë bashkëlojtarë te Real Madridi. /Telegrafi/