COVID-19 ua merr jetën edhe dy mjekëve

E publikuar: 24/07/2020 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sëmundja e COVID-19 ua ka marrë jetën edhe dy mjekëve të njohur kosovarë.

Bëhet fjalë për doktorët Sylejman Rexhepi dhe Ali Tolaj.

Profesor Rexhepi ishte reumatolog i njohur, ndërsa Tolaj kirurg në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës.

Rexhepi, siç bëhet e ditur, ishte i intubuar për më shumë se dy javë.

Edhe gjendja e Tolajt ishte përkeqësuar ditëve të fundit, ndërsa ai ishte në krye të detyrës që nga fillimi i pandemisë e deri ditën kur rezultoi edhe vet pozitiv me koronavirus./kp/