COVID-19 më Itali, gjatë 24 orëve 30 viktima dhe 259 raste të reja

E publikuar: 26/06/2020 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet shendetësore në Itali së fundmi kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë regjistruar 30 vdekje duke e  çuar numrin total të viktimave në  34,708 persona.

Po ashtu autoritetet kanë bërë të ditur se së fundmi janë regjistruar 259 raste të tjera  dhe numri në total i të infektuarve ka shkuar në 239,961 pacientë.

Sa i përket numrit të të shëruarve, në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me sëmundje vdekjeprurëse 890 njerëz duke e çuar në 187,615 numrin total. Ndërkohë 105 pacientë kanë lënë terapinë intensive.