COVID-19, 1 mijë e 916 raste të regjistruara në Kosovë

E publikuar: 19/06/2020 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të enjten në Kosovë janë konfirmuar 83 raste me koronavirus nga gjithsej 457 persona të testuar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.

Numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 1 mijë e 916, ndërsa janë regjistruar 34 raste të vdekjeve të personave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 973 raste.