Courtois bojkoton stërvitjet e Chelseat

E publikuar: 07/08/2018 04:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thibaut Courtois nuk u paraqit në stërvitjet e planifikuara për sot në orën 16:00 në bazën Cobham të Chelseat.

Siç raporton gazeta angleze ‘The Telegraph’, Maurizio Sarri dëshironte të bisedonte me belgun ballë për ballë, por lojtari ka qëndruar në Belgjikë, ku këtë fundjavë u nderua nga ish-klubi i tij, Genk.

Portieri ka refuzuar edhe të shikoj për së afërmi edhe ndeshje e “Community Shield” të dielën, ku The Blues pësuan humbje kundër Manchester City.

Ndërkohë pushimet i kanë përfunduar N’Golo Kante, Olivier Giroud, Gary Cahil dhe belgët, Eden Hazard dhe Michy Batshuayi , të cilët iu kanë rikthyer stërvitjeve me Chelseat.

Sarri duket se hapi derën për Courtois pasi këmbëngul që i do në ekip lojtarët që janë 100 për qind të motivuar për të luajtur në Chelsea.

Courtois është duke përdorur të njëjtën strategji që e ndihmoi Diego Costan që të transferohet te Atletico Madrid.

Ndryshe, belgu po kërkohet edhe prej Real Madridit, ku portieri do të bashkohej me bashkëshorten dhe familjen në kryeqytetin spanjoll. /Telegrafi/