Costa rrit thashethemet e largimit, pëlqen një lajm që e lidh me Unitedin

E publikuar: 10/02/2019 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Douglas Costa ka rritur thashethemet për largimin e tij nga Juventusi, pasi ka pëlqyer një lajm që e lidh atë me një transferim te Manchester Unitedi.

Sulmuesi anësor brazilian është jashtë fushave në këtë moment për shkak të lëndimit.

Gjithashtu Costa ishte i përfshirë në një aksident të keq automobilistik më parë këtë javë dhe kjo ka frustruar drejtuesit e Juventusit.

Megjithatë, braziliani vazhdon të pëlqehet nga klubi anglez Manchester United, që e kërkuan edhe gjatë verës.

Postimi i pëlqyer nga Costa

Costa është aktiv në Twitter dhe ka pëlqyer një lajm që e lidh atë me një transferim te Manchester Unitedi dhe ofertën e dukshme në janar prej 60 milionë eurosh.

Gjesti i Douglas Costa nuk ishte pritur mirë nga tifozë e klubit italian dhe ishte postuar menjëherë në media të ndryshme.

Kjo thuhet se ka detyruar lojtari që ta hoq atë pëlqim disa orë më vonë.

Vera e këtij viti pritet ta zbardh të ardhmen e lojtarit, i cili nuk është se po luan aq shumë te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/