Costa: Jam mirënjohës për Chelsean

E publikuar: 22/09/2017 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Costa është rikthyer te skuadra ku u b[ i famshëm, Atletico Madird.

Sulmuesi është pritur nga shumë fansa dhe media ndërkombëtare, ku për të cilat ka folur rreth rikthimit në Madrid.

Futbollisti është shprehur tejet i lumtur me këtë lëvizje dhe premton shumë angazhim.

“Jam shumë i lumtur, megjithëse, paksa morri kohë, kjo çështje ka fund të lumtur. Tani duhet të pres që të shoh shokët e skuadrës dhe të stërvitem”, pohoi Costa.

Ai ka folur edhe rreth skuadrës së Chelseat duke pohuar se ka vetëm fjalë të mira.

“Unë nuk jam mosmirënjohës për Chelsean edhe pse së fundi nuk isha shumë i lumtur atje. S’jam person që dëshiron të njollos imazhin”, shtoi ai.

Ndryshe, mediat raportojnë se ky transferim Atleticos do t’i kushtoj rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/