Corona bën që të vuajë ekonomia e Europës

14.03.2020 07:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Corona bën që të vuajë ekonomia e Europës

Komisioni i BE-së komunikon, se pandemia COVID-19 do t’i krijojë vështirësi ekonomisë në BE. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen bën thirrje për solidaritet, duke deklaruar: “Ne jemi të gjithë italianë”.

Mesazhin e fundit në fjalimin e saj ajo e formuloi në anglisht, e përsëriti në frëngjisht e pastaj në gjermanisht: Situata është në zhvillim dhe Komisioni i BE-së është i gatshëm të bëjë më shumë – „gjithçka është e nevojshme, për ta mbështetur ekonominë europiane.”

Presidentja e Komisionit të BE-së në konferencën e shtypit në Bruksel në radhë të parë synoi të bëjë një gjë të qartë: BE po përgatitet, që t’i mbështesë vendet anëtare në çdo formë, për të shmangur, që ekonomia të pësojë kolaps.

Bashkë me dy zëvendëspresidentët e Komisionit, Margrethe Vestager, përgjegjëse për Digjitalizimin dhe Konkurrencën, dhe me Valdis Dombrovskis, përgjegjës për Ekonominë, të premten (13.03) von der Leyen prezantoi atë që do të bëjë tani komisioni në luftën kundër pasojave ekonomike të pandemisë.

“Një shok për ekonominë tonë”
Virusi nuk është më vetëm një rrezik për shëndetin tonë, por edhe një „shok për ekonominë tonë”, tha von der Leyen. Nëse ekonomia në BE do të dobësohet, Komisioni i BE-së mendon të shfuqizojë rregullat europiane të buxhetit.

Por fillimisht duam të shfrytëzojmë hapësirat e paktit të stabilitetit dhe rritjes ekonomike, tha Dombrovskis. Sipas normave të paktit të BE-së një vend anëtar nuk lejohet të ketë borxhe më shumë se 3 përqind të produktit bruto në vend. Nëse një vend e shkel këtë normë kërcënohet nga procesi i deficitit me ndëshkime. Përjashtimet janë të mundshme vetëm, nëse rrethanat janë të jashtëzakonshme. Si p.sh. katastrofat natyrore, apo si aktualisht pandemia e COVID-19.

37 miliardë për luftën kundër Coronës
Presidentja e Komisionit të BE-së deklaroi edhe se BE-ja do të verë në dispozicion 37 miliardë euro për luftën kundër pandemisë së Coronës. Këto janë 12 milionë më shumë se sa u deklaruan në fillim të javës. Këto shuma do të përdoren nga depozitat deri tani të paprekura të fondit të BE-së për strukturën.

Sikurse vuri në dukje komisari i Financave Valdis Dombrovskis, 100.000 sipërmarrje të vogla dhe të mesme mund të mbështeten me garanci për kredi dhe gjithsej për to mund të llogaritet një shumë rreth tetë miliardë euro për të garantuar likiditetin e tyre.

Kjo mund të jetë urgjentisht e nevojshme. Sepse, sipas një nëpunësi të lartë të BE-së në Bruksel, rritja ekonomike e BE-së mund të bjerë nën zero. Kjo është një rënie e ndjeshme, pasi në fakt për vitin 2020 ishte parashikuar një rritje e ekonomisë në BE me 1,4 përqind.

“Ne jemi të gjithë italianë”
Përveç ndihmave ekonomike, von der Leyen theksoi, se sa i rëndësishëm është solidariteti europian: “Ne jemi tani të gjithë italianë”, tha ajo nisur nga situata e rënduar në këtë vend anëtar të prekur fort prej epidemisë.
Izolimi dhe paralazimi total i jetës publike në Itali e ka goditur ekonomisht këtë vend gjithsesi të prekur nga kriza ekonomike.

Në kushtet e përhapjes së pandemisë edhe shumë vende të tjera të BE-së janë duke marrë pasa të forta për ndërprerjen e kontakteve sociale në mënyrë që të shmanget rreziku i përhapjes së virusit. Po ashtu disa vende kanë filluar të aplikojnë edhe kontrollin shëndetësor për të huajt që hyjnë në kufi, në mënyrë që të lejohen ata me symptoma infeksioni për shmangjen e rrezikut të infektimit të qytetarëve vendas. Këto kontrolle nuk konsiderohen si rivendosje e kontrollit kufitar./DW/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!

PDK: Në mes të pandemisë, Kurti thellon krizën duke shkarkuar Naser Ramadanin

PDK: Në mes të pandemisë, Kurti thellon krizën duke shkarkuar Naser Ramadanin

Haziri falënderon AR Katana: Nuk po lejon që njerëzit ta kenë problemin e sofrës

Haziri falënderon AR Katana: Nuk po lejon që njerëzit ta kenë problemin e sofrës

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Ja pse u shkarkua bordi i SHSKUK’ut, sipas zëdhënësit të Qeverisë

Ja pse u shkarkua bordi i SHSKUK’ut, sipas zëdhënësit të Qeverisë

Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë

Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë

Shënon 260 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë, në Britani

Shënon 260 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë, në Britani

Pasi pandemia është përhapur shumë në Evropë, Suedia kërcënon banorët me gjashtë muaj burg nëse dalin nga karantina

Pasi pandemia është përhapur shumë në Evropë, Suedia kërcënon banorët me gjashtë muaj burg nëse dalin nga karantina