Çorapet e humbura mund t’ju ketë ‘ngrënë’ makina e larjes (Foto)

E publikuar: 26/04/2018 03:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej parave të ima të kusurit dhe shkrepëses, deri te kapëset e flokëve, janë disa prej gjërave të përditshme që humbin në mënyrë të pashpjegueshme.

Por një grua që merret me menaxhimin e pronave, duke se ka zbërthyer mitin se makina e larjes mund të zhdukë rrobe, pasi zbuloi në një makinë shumë çorape, brekë dhe një kartelë krediti, transmeton Telegrafi.

Cathy Hinz nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, i ka postuar në Twitter disa fotografi, që tregon se çfarë ka gjetur burri saj në makinën ‘që për një kohë nuk punonte si duhej’.

Me të hapur panelin e poshtëm, ai mbeti i hutuar me veshjet e shumta, ndërsa pas pompës së ujit, mblodhi para që së bashku bëjnë shtatë dollarë.

“Për të gjithë ata që nuk besojnë, ja prova që tregon se makina juaj e larjes i ha disa nga veshjet. Çorapet që iu kanë mbetur tek, pjesën tjetër e kanë në makinë”, ka shkruar Hinz.

Fotografitë e postuara janë bërë virale menjëherë, pasi duket se shumë njerëz mendonin njëjtë me atë dhe kanë problemin e njëjtë. /Telegrafi/