Contour Global hap tenderin për ndërtimin e termocentralit në Kosovë

E publikuar: 21/06/2018 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Contour Global ka njoftuar se ka hapur tenderin për ndërtimin e termocentralit 500 megavatesh në Kosovë, i cili pritet të kushtojë rreth një miliard euro, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova.

Ky do të jetë investimi më i madh energjetik në Kosovë qysh nga çlirimi i vendit.

“Procesi i tenderit është ndërkombëtar dhe do të jetë i ndarë në dy faza”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për Retuers.

“Do të fillojë nga një proces fillestar përzgjedhës dhe më pas do pasohet nga kërkesat për propozimet”.

Banka Botërore ka njoftuar javën e kaluar se ende nuk e ka një përgjigje përfundimtare nëse do ta përkrahë këtë projekt, apo jo.

Por, nëse Banka nuk do ta përkrahë projektin atëherë është vështirë të parashikohet se si do të realizohet projekti.