Conte: Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, e pashmangshme

E publikuar: 28/07/2020 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha sot se zgjatja e një gjendjeje të jashtëzakonshme kombëtare, e lidhur me pandeminë e COVID-19, është e pashmangshme.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme do të paralizojë tërë sistemin e mbrojtjes dhe të parandalimit, i ndërtuar në këta muaj të fundit të vështirë”, tha ai.

Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme e Italisë skadon më 31 korrik.

Conte shtoi se qeveria po konsideron një zgjatje të saj deri në tetor, por, gjithashtu, ajo është e hapur për sugjerime alternative nga parlamenti.