Conte shtyn drejt PSG-së, dëshiron edhe Kanten me vete

E publikuar: 15/03/2018 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte po spiunon një lëvizje në Paris Saint-Germain pas eliminimit nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Me Barcelonën që shpartalloi Chelsea mbrëmë (e mërkurë), Conte pritet të paguajë për rezultatin e punës së tij.

Sipas mediumit italian La Repubblica, Conte është i kënaqur me interesimin e PSG-së dhe është gati të pranojë një ofertë për të zëvendësuar Unai Emeryn në sezonin e ardhshëm.

Bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar dhe është sugjeruar se Conte ka shtyrë edhe shefat e PSG-së për të bërë nënshkrimin e parë.

Është mesfushori francez i Chelseat, N’Golo Kante, i preferuari i Contes dhe këtë e dëshiron bashkë me vete në Parc des Princes.

Ashtu si Conte, mesfushori i Francës, Kante është gjithashtu një prioritet për drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique këtë verë.

Nga ana e tij, as Kante nuk e ka përjashtuar një lëvizje në Paris në të ardhmen: “PSG është super skuadër e mirë, është një klub që është bërë për të shkuar larg”.

“Ata nuk janë shumë larg për t’i zënë ekipet e mëdha evropiane. Ata mund të shpresojnë në mënyrë të arsyeshme për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Kante më parë këtë sezon. /Telegrafi/