Conte: Roma ishte më e uritur dhe e meritoi fitoren

E publikuar: 31/10/2017 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Antonio Conte ka pranuar se Roma e meritoi fitoren kundër Chelseat në xhiron e katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Giallorossët fituan me rezultat 3-0 në Stadio Olimpico me dy gola të Stephan El Shaarawyt dhe një të Diego Perottit.

“Mendoj se pjesa e parë ishte shumë pozitive për ne dhe nuk patëm fat. Kemi mundur të kalojmë në epërsi pas 30 sekondash dhe pastaj pranuam gol”.

Conte pranon se Roma luajti më mirë (Getty Images)

“Në gjysmën e dytë, ata dëshmuan se ishin më të uritur, më të vendosur dhe kishin dëshirë më të madhe për luftë, prandaj e merituan fitoren”, ka deklaruar Conte për Mediaset Premium.

Me këtë triumf, Roma është në krye të Grupit C me tetë pikë, një më shumë se Chelsea që ndodhet një vend më poshtë.

Conte ka thënë se nuk mendon për rezultatin e ndeshjes së ardhshme, por për mënyrën se si ta përmirësojë skuadrën e tij.

Barazimi ndaj Qarabagut e ka lënë Atletico Madridin me vetëm tri pikë pas katër xhirosh. /Telegrafi/