Conte prish kontratën me Chelsean, gati për Real Madridin

E publikuar: 26/10/2018 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Antonio Conte thuhet se ka rënë dakord të përfundojë kontratën me Chelsean, duke e liruar atë për Real Madridin.

Conte u shkarkua nga Chelsea në muajin korrik shkaku i dështimit për të arritur një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Por, trajneri italian mbeti i lidhur me Chelsean, me një raport që sugjeronte se prishja e kontratës do të kushtonte 10.8 milionë euro për klubin londinez.

Megjithatë, mediumi italian Sport Mediaset siguron se 49-vjeçari arriti një marrëveshje me Blutë në një gjykatë në Londër të premten në mëngjes.

Transmetuesi shton ish-trajneri i Juventusit dhe bosi i Italisë ka arritur një ‘marrëveshje verbale’ me Madridin për të zëvendësuar Julen Lopetegui, i cili mund të shkarkohet nëse Los Blancos humbasin El Clasicon në Barcelonë të dielën.

Conte do të kishte fituar edhe rezistencën e dhomave të veshjeve, e cila thuhet se drejtohet nga kapiteni Sergio Ramos dhe ish-portieri i Chelseat, Thibaut Courtois.

Në garë për stolin e Mbretërve është edhe Mauricio Pochettino, Santiago Solari dhe Guti. /Telegrafi/