Conte: Nuk duhet ta lejojmë Manchester Cityn ta blejë Virgil van Dijkun

E publikuar: 18/12/2017 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se klubet e Ligës Premier duhet të kenë kujdes nga rivali, Manchester City, duke kërkuar që ta bllokojnë për blerjen e Virgil van Dijk nga Southampton.

Edhe pse Arsenali dhe Liverpooli janë të interesuar për të, City kërkon që ta kompletojë transferimin e Van Dijk në janar.

Ish trajneri i Italisë, beson që ky lojtar nuk duhet të kalojë te skuadra e Pep Guardiolas,  pasi City do të bëheshin të pakapshëm.

“Çdo skuadër, çdo klub duhet të kujdes”.

“Pasi nëse një klub si Manchester City i merr të gjithë lojtarët e mirë do të jetë e pamundur që t’i konkurrojmë. Jo vetëm në Angli, por edhe në Evropë”.

“Nëse ata munden ta bëjnë këtë, kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ne duhet të kemi respekt për ta”, ka thënë Conte.

Van Dijk që është 26 vjeç nuk luajti në vikend ndaj Chelsea ku skuadra e tij Southampton humbi 1-0. /Telegrafi/