Conte në qytetin e Milanos, nuk i komenton zërat për Interin

E publikuar: 31/01/2019 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat, Antonio Conte, është parë sot në qytetin e Milanos, por nuk e ka komentuar një kalim të mundshëm tek Interi.

Conte thuhet se ka pasur bisedime për t’u bërë trajner i ardhshëm i Interit, potencialisht duke u ribashkuar me ish-CEO e Juves, Beppe Marotta në San Siro.

Një gazetar i “Bein Sports” e kapi të enjten në mbrëmje 49-vjeçarin në Milano.

Ai u pyet për një kalim te Interit, po iu përgjigj: “Asnjë koment”.

Ka kohë që flitet që Luciano Spalleti do të zëvendësohet pikërisht nga Antonio Conte.

Conte në Milano

Conte, i cili gjithashtu trajner i Italisë në karrierën e tij menaxheriale.

Italiani është larguar nga Chelsea pas shumë zhurmave dhe vetëm dy viteve menaxhim, ku e kishte fituar titullin dhe FA Kupën. /Telegrafi/