Conte harron Juven, flet si interist: Do të shpërblej me punë besimin (Video)

31.05.2019 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Conte harron Juven, flet si interist: Do të shpërblej me punë besimin (Video)

Antonio Conte u zyrtarizua në pankinën e Interit pas muajsh të tërë negociatash, që e vendosin ish-trajnerin e Kombëtares italiane në drejtimin e një skuadre ku e urrenin, e ndoshta e urrejnë ende shumë tifozë. Ish-tekniku i Juventusit u prezantua në kanalet sociale të klubit zikaltër, me një mënyrë të veçantë.

Ai ka pranuar të firmosë për 3 vite me Interin, një kontratë e cila do t’i garantojë 9 milionë euro në sezon, pa llogaritur bonuset e majme që do ta çojnë kuotën e tij në 12 milionë euro në harkun e 12 muajve. E kaluara në Torino duket se është lënë për momentin në hije.


Inter, zyrtarizohet Antonio Conte si pasues i Spallettit

“Nis një kapitull i ri në jetën time, për të cilin jam shumë entuziast. Do të kërkoj përmes punës që të shpërblej të gjithë besimin, që presidenti dhe drejtuesit më dhanë. Zgjodha Interin për shkak të kësaj marke, për seriozitetin dhe projektin ambicioz. Më befasoi dëshira e klubit për t’u ngjitur aty ku e meriton”, tha Antonio Conte, trajner i Interit.

Antonio Conte ka qenë i qartë me drejtuesit në planin e merkatos, një temë e cila solli përplasje të pariparueshme kur ishte te Chelsea, e më pas shkarkimin e trajnerit. Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku janë objektivat kryesorë në sulm, e drejtuesit e skuadrës milaneze nuk do të kursehen për dëshirat e trajnerit të ri./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Si të ruani të freskëta bananet tuaja për një javë

Si të ruani të freskëta bananet tuaja për një javë

Charlize Theron ankohet për mospërfillje të femrave në Globin e Artë

Charlize Theron ankohet për mospërfillje të femrave në Globin e Artë

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Patjetër Liverpooli duhet ta mposht RB Salzburugt – formacionet

Patjetër Liverpooli duhet ta mposht RB Salzburugt – formacionet

Muriqi në formacionin e javës në Turqi me notën më të lartë të 11-shes (FOTO + VIDEO)

Muriqi në formacionin e javës në Turqi me notën më të lartë të 11-shes (FOTO + VIDEO)

Falënderon 10 milionë ndjekësit në Instagram Bebe Rexha, me një video të veçantë

Falënderon 10 milionë ndjekësit në Instagram Bebe Rexha, me një video të veçantë

Ruiz: Stafi nuk më ka stërvitur si kampion

Ruiz: Stafi nuk më ka stërvitur si kampion

Ilaçi i famshëm OKI, ja çka mund t’i bëjë trupit tuaj

Ilaçi i famshëm OKI, ja çka mund t’i bëjë trupit tuaj

Demi Rose heq bikinit sipër! (Foto)

Demi Rose heq bikinit sipër! (Foto)

Werderi befasohet nga Paderborni, gëzon Gjasula, trishtohet Rashica

Werderi befasohet nga Paderborni, gëzon Gjasula, trishtohet Rashica

Mourinho tregon se përse i dha topin e ndeshjes talentit të Tottenhamit

Mourinho tregon se përse i dha topin e ndeshjes talentit të Tottenhamit

Tërbohet lojtari i Napolit, askush nuk dëshiron që të luajë

Tërbohet lojtari i Napolit, askush nuk dëshiron që të luajë

Kim Kardashian kritikohet nga fansat për dekorimet e Krishtlindjes në shtëpinë e saj në Kaliforni

Kim Kardashian kritikohet nga fansat për dekorimet e Krishtlindjes në shtëpinë e saj në Kaliforni

Ndahet nga jeta babai i Unikkatil- it

Ndahet nga jeta babai i Unikkatil- it

Manchesteri bëhet i kuq! United mund Citizens në Etihad

Manchesteri bëhet i kuq! United mund Citizens në Etihad

Kourtney Kardashian kapet ‘mat’ me ish të dashurin

Kourtney Kardashian kapet ‘mat’ me ish të dashurin