Conte flet për dëmtimet e Moratas, Kantes dhe Drinkwaterit

E publikuar: 14/10/2017 04:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Antonio Conte ka thënë se së shpejti do ta ketë gati Alvaro Moratan, ndërsa ndeshja ndaj Romës në Ligën e Kampionëve mund të jetë ajo e duhura. 

Morata vuan nga një dëmtim që nga ndeshje me Manchester Cityn, ku kishin pësuar humbje me rezultat 1-0.

“Siç e dini tre lojtarë i kemi të lënduar. Morata, shpresoj që do të kthehet shumë shpejtë, shpresoj për ndeshjen me Romën”, ka thënë Conte.

“Danny Drinkwater është në proces, por nuk është gati. Duhet të kemi qetësi me të”.

Po ashtu Conte u ndal edhe te lëndimi i Kantes, i cili erdhi i dëmtuar nga Kombëtarja franceze.

“Lëndimi i tij do të kontrollohet javën e ardhshme dhe do ta kuptojmë se ku është problemi”, ka thënë Conte.

Chelsea do të takohet në fundjavë me Crytsal Palacen./Telegrafi/