Conte e harron Alex Sandron, do ta paguajë klauzolën e brazilianit Alex Telles

E publikuar: 31/12/2017 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea dhe Juventus duket se nuk po arrijnë marrëveshje për Alex Sandron.

Dy kampionët në fuqi në shtetet e tyre kanë zhvilluar negociata për mbrojtësin e majtë brazilian.

Por shuma prej 65 milionë eurove që Juventus po kërkon për lojtarin ka bërë që Chelsea të largohet nga gara.

Tani Conte dhe Chelsea janë rikthyer tek një mbrojtës tjetër brazilian i cili luan në të majtë.

Fjala është për anëtarin e Portos, Alex Telles i cili ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën bardh e kaltër.

Telles duke festuar një gol me Porton

Mediat angleze kanë zbuluar se Chelsea është shprehur e gatshme të paguajë klauzolën prej 40 milionë euro të lojtarit.

25-vjeçari ka mirëpritur një kalim në Londër te Chelsea pasi dëshiron ta bëjë hapin e madh në karrierë.

Telles ishte edhe në Inter dy vite më parë si huazim nga Galatasaray por që nuk arriti të përshtatet me futbollin italian.

Në 24 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion me Porton, Telles ka shënuar një gol dhe ka bërë 10 asistime. /Telegrafi/