Çollaku: Nuk ka më asnjë arsyetim racional për ta vonuar liberalizimin e vizave

E publikuar: 18/04/2016 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë këtë vit.
Ai ka thënë se askush më nuk ka asnjë arsyetim racional për ta vonuar këtë proces.

Pavarësisht rrethanave jo të mira në të cilat gjendet Bashkimi Evropian, Çollaku ka thënë, në një intervistë për “Epokën e re”, se BE’ja dhe shtetet anëtare duhet t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke bërë gjithçka me lobimin e tyre për ta arritur këtë synim.

Çollaku ka mohuar mundësinë që ta lërë postin e ministrit për të kaluar në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi, duke bërë me dije se aktualisht është i fokusuar në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./express/