Çollaku: Liberalizimi i vizave, jo vetëm fjalë

E publikuar: 26/07/2015 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Inregrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij në lidhje me liberalizimin e vizave.

Sipas tij, mundësimi i lëvizjes së lirë të kosovarëve nëpër Evopë nuk është vetëm një premtim politik, por një mundësi që Kosova dhe diaspora që qëndrojnë gjithmonë të lidhura.

Postimi i plotë i Çollakut në “Facebook”:

Prishtina dhe tërë Kosova në këto javë verore është më diverse, më e pasur, më e gjallëruar falë vizitave të familjarëve dhe miqve nga diaspora e madhe kosovare. Integrimi evropian dhe liberalizimi i vizave nuk janë vetëm fjalë të kota politikanësh por procese me të cilat mundësojmë që ne kurrë mos ta shkëpusim lidhjen me diasporën tonë, motrat dhe vëllëzërit që janë edhe shtyllë e zhvillimit ekonomik.