Çollaku: jam i sigurt se këtë vit do të lëvizim pa viza

E publikuar: 30/04/2016 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë Komisioni Evropian ka pranuar zyrtarisht se Kosova i ka përmbushur kriteret”, për liberalizim të vizave thotë Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Ai ka treguar se ky lajm është konfirmuar në vizitën e fundit që ka pasur së bashku me Kryeministrin, Isa Mustafa në Bruksel. Sipas Çollakut ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Evropian se Kosova me sukses ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Ai shprehet i bindur se këtë vit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.