Çokollata nuk është gjithmonë e “ëmbël”

E publikuar: 16/12/2017 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çokollata nuk u rekomandohet personave që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës.

Ata që shpesh vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës, pra edhe nga migrena, gjithashtu nuk u rekomandohet çokollata e errët.

Edhe pse shkencërisht është dëshmuar që çokollata, sidomos ajo e zeza që përmban së paku 70 për qind kakao, mund ta reduktojë rrezikun nga paraqitja e sulmit në zemër ose në tru, si dhe që e rregullon shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Çokollata megjithatë nuk është e mirë për të gjithë dhe disa persona do të duhej që ta shmangin atë, transmeton Telegrafi.

Nëse konsumohen vetëm disa pjesë të çokollatës së zezë, në organizëm futen madje 20 mg kafeinë, gjë që te personat e ndjeshëm mund të shkaktojë probleme me fjetjen, ankthe, dhimbje në lukth dhe mpirje të duarve dhe këmbëve.

Personat që vuajnë shpesh nga dhimbjet e kokës, pra edhe nga migrena, gjithashtu nuk u rekomandohet çokollata e errët.

Në fakt, ajo përmban tiramin, i cili te disa persona nxitë krijimin e dhimbjes së kokës dhe përkeqëson simptomat e migrenës. /Telegrafi/