Çohu: 75 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

E publikuar: 10/06/2015 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trendi i mosdeklarimit të pasurisë në vitin e fundit ka shënuar rritje, vlerësohet në një raport të organizatës Çohu.

Sipas raportit të Çohu në vitin 2015 janë 75 zyrtarë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Arton Demhasaj tha se në Kosovë vazhdon të mos ketë mekanizma të cilët e vërtetojnë pasurinë e deklaruar nga zyrtarët publik.

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu tha se po pasurohen zyrtarët publik dhe nuk po arrijnë të argumentojnë pasurinë marramendëse./telegrafi