Ç’ndodh me Temenosin kur e përdhosin?

E publikuar: 24/08/2019 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Eqrem Kryeziu

Në lashtësi ishte e domosdoshme që bashkësia të kishte temenosin, një syprinë toke të ndarë me rrethim. Aty bashkësia projektonte komunikimin e vet me tejnjerëzoren. Sigurisht se prijësit e saj merrej me mend të ishin brenda kësaj hapësire. Ata garantonin paprekshmërinë e vendit të shenjtë.

Jung-u shkruan për temenosin në një kuptim psikik. Në këtë mënyrë C. G. Jung e përdor temenosin tej dimesionit fizik, ndonëse, ç’është e vërteta, temenosi kurrë nuk ishte vetëm i dimensionit fizik. Sidoqoftë ne inkurajohemi ta çanësojmë temenosin si përqendrim të besimit.

Çdo tempull do të ngritej mbi një hapësirë të shenjtëruar, të paktën të bekuar. Edhe kur monoteizmi dominoi.

Por ç’ndodh kur temenosi përdhoset? Është një apokalips për shoqërinë e dhënë. Stefan George lëshon gjëmën: “Tempulli po digjet, duhet të kalojnë pesëqind vjet për t’u rindërtuar.”* Mund të ngushëllohemi se poeti përdor hiperbolën, po qe se do të kishim të drejtë.

Në Kosovë pati një lëvizje politike që kishte forcën e temenosit. Kjo ishte Lidhja Demokratike e Kosovës. Ajo u pleks me besimin, shpresat dhe dashurinë e një populli të tërë. Kishte kundërshtarë të përbetuar, qoftë cinizmin e dhunës serbe, qoftë dyshimin e ushtarëve të Zija Xholit. Por sistemi i saj dominoi në mbretërinë shpirtërore.

Tani ky temenos u përdhos. Është për t’u dëshpëruar. Mbase ky dëshpërim është shpresë e rimëkëmbjes.

T’a shohim.

__________
*Bela Hamvas, Poeta sacer