Çmontimi i iPhone X zbulon dy bateri në brendësi të telefonit

E publikuar: 09/11/2017 01:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të Premten Apple nxori në shitje zyrtarisht iPhone më të mirë, modelin e 10 vjetorit të një produkti i cili shndërroi jo vetëm një kompani por edhe një industri, iPhone X.

Dhe nuk vonoi që ekipi i iFixit të vijonte me çmontimet tradicionale të telefonëve në kërkim të enigmave që fshehin brenda tyre, sidomos produktet e Apple.

Çmontimi zbulon disa surpriza dhe më e rëndësishmja janë dy bateritë që bart telefoni.

Të kombinuara ato kanë një kapacitet 2,716 mAh, pak më i lartë se kapaciteti i baterisë prej 2,691 mAh të iPhone 8 Plus.

iFixit thotë se ndarja e baterisë në dy të tilla bëhet më shumë për kursimin e hapësirës sesa rritjen e kapacitetit.

Përveç ndryshimeve me baterinë, bordi logjik i telefonit gjithashtu është zvogëluar dhe zë 70% të hapësirës që zë bordi i iPhone 8 Plus.

Çmontimi gjithashtu hyn në detajet e teknologjisë së re të Face ID. Një ndriçues emëton drita infra të kuqe në fytyrën e përdoruesit. Më pas është kamera ajo që konfirmon fytyrën. Një projektor me infra të kuqe më pas ndërton një hartë 3D të fytyrës.

Së fundi është kamera me infra të kuqe në të majtë të ekranit e cila kontrollon hartat dhe i dërgon në iPhone X për tu analizuar dhe shkyçur telefonin.

Së fundi, Apple i jep notën 6 nga 10 të riparimit të telefonit. Kujtoni se Galaxy Note 8 mori notën 4, telefoni Essential i themeluesit të Android Andy Rubin vetëm notën 1 ndërsa flagshipi i Google, Pixel XL notën më të lartë, 7.

iFixit vlerëson edhe iPhone 8 me notën 6. /PCWorld Albanian