Çmendet shqiptari, masakron me 12 goditje thike moldaven, por 33- vjeçaren e shpëton qeni

E publikuar: 04/09/2019 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia italiane vuri në pranga një shqiptar në Abruzzo, pasi goditi një moldave 12 herë me thikë në bark dhe pjesë të tjera të trupit.

Mes 28-vjeçarit shqiptar Roland Bushi dhe 33-vjeçares moldave sipas medieve italiane dyshohet se kishte një romancë, ndërsa pas sherrit i riu e qëlloi mizorisht me thikë duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në kopshtin e shtëpisë ku e plagosura jeton me motrën dhe nënën e saj, ndërkohë që mediet italiane shkruajnë se qeni i moldaves për ta mbrojtur iu sul duke kafshuar shqiptarin.

33-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa shqiptari akuzohet për tentativë vrasje.