“Çmendet” diplomacia serbe, Kosova drejt UNESCO-s

E publikuar: 06/08/2015 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëmarrja e zyrtarit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Isuf Koci në iniciativën “World Heritage Volunteers” në Weimar të Gjermaninë ka penguar mediet serbe.
“Tanjug”shkruan se Prishtina nuk ndalet së provuari të anëtarësohet në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë (UNESCO), me rastin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve nga Kosova në këtë ngjarje.

“World Heritage Volunteers”, është një iniciativë e cili ka filluar në vitin 2008 që mbështetet dhe funksionon në kuadër të UNESCO-së. Qëllimi i kësaj iniciative është që të rinjtë dhe organizatat e ndryshme anekënd botës të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Mediat, diplomacia dhe akademia serbe janë mobilizuar në thurjen e propagandave të zakonshme për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, transmeton Indeksonline.

Madje ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq i kishte shkruar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuar, Ban Ki-mun me rastin e aplikimit të Kosovës në UNESCO. Në këtë letër, Daçiq kishte theksuar se kjo është e papranueshme për Serbinë, për shkak se Kosova nuk mund të konsiderohet shtet.

Ndërsa, Presidenti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq, ka paralajmëruar se do t’i dërgoj letër të gjitha akademive kombëtare botërore, ku do t’i paralajmëroj për rrezikun nga ndryshimet civile të trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Kostiq poashtu ka thënë se ASHAS do t’i bëj gati të gjitha dokumentet, përkatësisht ato të Këshillit të vet dhe të Këshillit të Studimeve mbi Kosovën që mendohet se do të ndihmojnë qeverinë serbe ta parandalojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Mobilizimi serb kundër Kosovës në anëtarësimin në këtë organizatë nuk ka marrë fund këtu. Mediat serbe, zyrtarët e lartë serbë, dhe shoqëria civile serbe në Serbi dhe Kosovë u janë vënë në shërbim propagandave të këtij lloji. Por rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në UNESCO ka qenë e palëkundur deri më tash .