Çmendet aplikacioni Google News, konsumon deri në 24GB internet

E publikuar: 24/10/2018 03:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa përdorues të Google News raportuan një sjellje të pazakontë me aplikacionin i cili po konsumon sasi të mëdha të dhënash.


Në forumet e Google News dhjetëra përdorues thonë se problemi ekziston që nga muaji Qershor.

Vetë Google e ka pranuar dhe prej disa muajsh thotë se është duke punuar për një zgjidhje.


Në disa raste aplikacioni kishte përpirë 12GB të dhëna dhe gazetarit të The Verge Zach Dowdle i kishte kushtuar 75 dollarë.

Shumë përdorues të tjerë raportuan histori të ngjashme. Në një rast ekstrem ishin konsumuar 24GB të dhëna dhe përdoruesi ishte tarifuar nga operatori me 385 dollarë.

Aktualisht e vetmja zgjidhje mbetet fshirja e aplikacionit. /PCWorld Albanian