“Çmenden” në Serbi: 500 procedura penale kundër Ramush Haradinajt

E publikuar: 10/01/2017 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nga ndjekja kundër Ramush Haradinajt nuk do të heqim dorë derisa ndonjë gjykatë të konfirmojë se ai është përgjegjës për krime lufte”, ka thënë Milan Petroviq, udhëheqës i Prokurorisë serbe për krime lufte.

Sipas mediave serbe, Petroviq ka kërkuar që të kontrollohen të gjitha procedurat në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë që bien nën juridiksionin e Serbisë që kanë të bëjnë me pjesëtarët e UÇK-së.

“Kontrollohen rreth 500 procedura dhe në disa prej tyre është është gjetur lidhje kundër Haradinajt në aktuakuzën që ka hartuar Prokuroria për krime lufte”, shkuan “Blic”.

Këto të dhëna, kjo prokurori në afat sa më të shkurtër do t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do t’ua procedojë tutje autoriteteve në Francë me dokumentacionin tjetër ekzistues kundër Haradinajt, i cili gjendet në paraburgim në bazë të fletarrestit të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Prokuroria serbe thotë se e ngarkon Haradinajn me 63 vrasje në Dukagjin, pretendime këto që janë hedhur poshtë në dy raste nga Tribunali i Hagës.