Çmenden mediat e regjimit: Zaevi dhe Sela po zbatojnë platformën e Koço Danaj për Iliridën

E publikuar: 26/03/2017 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari maqedonas Dragan Pavloviq- Llatas dhe mediat proqeveritare lansuan sot lajmin se, Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni, buron nga “Platforma e Shqipërisë Natyrale”, e shkruan nga autori Koço Danaj, njofton agjencia e lajmeve INA.

Edhe pse deklarata e partive shqiptare nuk ka të bëjë asgjë me këtë Platfomë, gazetari Goran Pavloviq – Llatas thotë se, e njëjta është e shkruan bardh e zi në librin e Danajt.

“Plani për krijimin e Shqipërisë së Madhe përfshinë, Kosovën dhe ne, Iliridën”, shprehet ai.15 minuta më parë Besa mbetet në vendimin që të ketë kandidat të vetin për kryeparlamentar Sipas tij, ky projekt do të realizohet nga Zaevi dhe Ziadin Sela.

Mediat proqeveritare, madje kanë marrë mundin që të përkthejnë këtë dokument duke sqaruar fazat e krijimit të Shqipërisë Natyrale.

Faza e parë është ndërmarrja nga qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës të heqjes se kontrolleve kufitare Shqipëri-Kosovë, të heqjes së taksave dhe doganave midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Faza e dytë duhet të jetë fillimi i procedurave për krijimin e sistemit unik arsimor midis Shqipërisë dhe Kosovës sipas parimit. Një Komb-Një gjuhë-Një abetareFaza e tretë do të jetë krijimi i forumit partiak mbarëshqiptar me miratimin e partive kryesore shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin dhe shqiptarët e Çamërisë.

Faza e katërt do të jetë nisma nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë së procedurave të bashkimit bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe veçanërisht në Preambulën e saj.Kushtetuta nuk diskutohet, ajo është e detyrueshme për tu zbatuar. Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës formojnë dhe bashkë-drejtojnë Këshillin e të Urtëve me dijetarë dhe ekspertë të të gjitha fushave.