Cloudflare sjell një shërbim VPN në aplikacionin 1.1.1.1

E publikuar: 02/04/2019 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cloudflare vendosi të sjellë një shërbim VPN në aplikacionin DNS 1.1.1.1. shërbimi i cili debutoi në muajin Nëntor, thotë se rrit shpejtësinë e shkarkimit duke përdorur rrjetin e Cloudflare për të përpunuar DNS më me shpejtësi sesa rrjeti ekzistues mobil.

Shërbimi VPN quhet Warp dhe do të ndryshojë drejtimin e trafikut për ta bërë shfletimin akoma edhe më të shpejtë por me më shumë siguri dhe privatësi.

Përveç privatësisë dhe sigurisë që ofron si VPN e tjera mobile, Warp është optimizuar posaçërisht për platformat mobile.

Për shembull përdor protokollin VPN të WireGuard për të cilin Cloufare thotë se redukton konsumin e baterisë krahasuar me një aplikacion të zakonshëm VPN. Cloudflare gjithashtu pretendon se Warp duhet të reduktojë konsumin e të dhënave duke kompresuar përmbajtjet ku është e mundur.

Edhe pse VPN përdoren zakonisht për të mashtruar uebsajtet dhe shërbime duke i bërë të mendojnë se po i aksesoni nga një vend tjetër, VPN e Cloudflare nuk shërben për këtë qëllim.

Clouflare thotë se nuk ruan asnjë të dhënë të përdoruesve në disk dhe për këtë nuk ju shënjestron me reklama. Warp do të bazohet në modelin freemium për të bërë para. Ose përdorni shërbimin standard Warp ose paguani për Warp+ që përdor teknologjinë Argo të Cloudflare për të rritur shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e rrjeteve. /PCWorld Albanian