Clinton shpall garën për presidente

E publikuar: 12/04/2015 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për emërimin e saj nga Partia Demokrate, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ajo ka nisur fushatën e saj online të dielën, duke u thënë amerikanëve se do që të jetë “kampionia” e tyre.

Clinton ka garuar për emërimin e Demokratëve edhe në vitin 2008, por ka humbur kundrejt Barack Obamës.

Clinton ka qenë po ashtu Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara kur bashkëshorti i saj, Bill Clinton, ka qenë president.

Nëse ajo fiton garën për Shtëpinë e Bardhë, ajo do të jetë e para grua presidente e SHBA-së.