Clinton: Duhet të përballemi me Assadin

E publikuar: 07/04/2017 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një intervistë të saj, pas humbjes zgjedhore presidenciale nga rivali republikan Donald Trump, Hillary Clinton të enjten u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për t’i bombarduar fushat ajrore siriane
Clinton, në një intervistë në Samitin Botëror të Grave që u mbajt në New York, ka thënë se ajo favorizon që SHBA’ja të marrë veprime agresive kundër presidentit sirian Bashar Al-Assad, njofton Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Unë mendoj se ne duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me Assadin”, the Clinton.