Cleveland kalon në gjysmëfinale të Konferencës lindore, Houston në epërsi ndaj Jazz

E publikuar: 30/04/2018 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cleveland Cavaliers ka arritur të marr fitore në ndeshjen e shtatë ndaj Indiana Pacers.

Të udhëhequr nga LeBron James, Cavs kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 105-101.

Kësisoj ata kanë siguruar gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes.

James ishte i jashtëzakonshëm në ketë sfidë duke shënuar 45 pikë, pati nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Kevin Love me 14 pikë si dhe dyshja Jr Smith dhe Hill që kontribuan me nga 11 pikë.

Indianas nuk i mjaftoi loja e mirë e Victor Oladipos që shënoi 30 pikë në këtë takim.

Në gjysmëfinale të Lindjes, Cavs do të përballen me skuadrën kanadeze Toronto Raptors.

Ndërkohë në Konferencën e Perëndimit kanë filluar ndeshjet gjysmfinale.

(Photo /Getty Images)

Houston Rockets ka marrë edhe fitoren e parë ndaj Utah Jazz.

Raketat kanë triumfuar me 14 pikë epërsi 110-96.

James Harden ishte më meritori për këtë fitore të Rockets me 41 pikë tetë kërcime e shtatë asistime.

Chris Paul dhe Clint Capela gjithashtu patën ndeshje të mirë ku kontribuan me 17 respektivisht 16 pikë.

Tek mysafirët më efikasit ishin dyshja Donovan Mitchell dhe Crowder që shënuan nga 21 pikë.

Edhe ndeshja e dytë zhvillohet në Texas me Houstonin që do të jetë vendas. /Telegrafi/