Është në interes të Gjermanisë që të kemi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht mosmarrëveshjeve në lidhje me çështje të rëndësishme me presidentin Donald Trump, ka deklaruar sot kancelarja gjermane Angela Merkel.
Merkel, në një intervistë me grupin e mediave gjermane Funke, tha se biseda që ajo kishte me Trump gjatë vizitës në Uashington, dhe pastaj bisedat telefonike me të ishin të mira, transmeton KK.