Çka shkroi Haradinaj në Librin e Zisë për Ahmet Krasniqin dhe Qazim Jakupin?

E publikuar: 21/09/2018 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri , Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, në 20 vjetorin e rënies.
Pas homazheve ai është nënshkruar në Librin e Zisë. “Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi Haradinaj.
Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet Akademi Përkujtimore dhe do të bëhet Rivarrimi i Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi.