Çka ju tha Ismet Beqiri policëve në Kuvend!

E publikuar: 15/03/2016 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa po pritet fillimi i seancës e cila do të jetë vazhdim i asaj të javës së kaluar, policia e Kosovës po vazhdon kontrollimin e deputetëve pavarësisht se në seancën e sotme opozita nuk do të jetë pjesëmarrëse.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, derisa është kontrolluar është dëgjuar duke u thënë policëve se sot kontrolla do të jetë më e butë.

“Sot ma but pak”, u ka thënë Beqiri policisë.

Ndërkaq pjesëtarët e policisë i janë përgjigjur duke i thënë se sot kontrolla do të jetë edhe më e rreptë.

“Ja sot kena me shtrengu”, i është përgjigjur polici.