Çka fshihet pas vizitës së Gruevskit në Izrael?

E publikuar: 11/12/2015 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maqedonia dhe Izraeli janë vende miq të cilat kanë një bashkëpunim të ngushtë. Ky është konstatim i përbashkët i Gruevskit dhe Netanjahut pas takimit. Edhe përskaj tentimeve të disa strukturave që me raste të montuara t`i prishin marrëdhëniet, dy vendet treguan se janë mike ndaj njëra tjetrës dhe se vazhdojnë që të bashkëpunojnë në të gjitha sferat.
Kryeministri maqedonas u prit si mik. Netanjahu iu drejtua Gruevskit me Nikolla në pres konferencë që e shprehu afërsinë dhe besimin të cilën e kanë ndaj njëri-tjetrit dhe e cila po i reflekton marrëdhëniet midis vendeve.

Izraeli i vlerësoi lartë aktivitetet e Gruevskit për shtetin hebre, përmendoren e Holokaustit në Shkup, e cila është njëra prej katër të tillave në botë, fondin dhe restituimin e pronarëve të hebrenjve të cilët nuk kanë trashëgimtar, janë projektet që po realizohen nën dirigjimin e Gruevskit.

Netanjahu nuk harroi në deklaratën e tij ta përmend bashkëpunimin në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, sferë e cila nga disa struktura u tentua që të prishet përmes veprimtarisë së Zaevit, dhe kjo deklaratë e Netanjahut është porosi deri te të gjithë ato se me Maqedoninë kanë një bashkëpunim të fuqishëm./zhurnal.mk