Çka e bën një burrë seksi? (Foto)

E publikuar: 30/11/2015 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cila është gjëja e parë që ju vëreni te një burrë?

Ndonëse në mendimin e parë që ju vjen në kokë kur ju shtrohet kjo pyetje ju fusni detaje që kanë të bëjnë me pamjen, nuk kufizohet vetëm aty. Vajzat më të reja kanë tendencë që t’i pëlqejnë burrat më të gjatë e më zeshkanë, mirëpo se sa është një burrë seksi, ka të bëjë me gjëra të tjera, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Fuqia

Nuk bëhet fjalë për fuqinë muskulore apo autoritetin e një burri. Po flasim për fuqinë e brendshme të tij, forcën me të cilën i përballon situatat e ndryshme

Ndjeshmëria

Një burrë për të qenë seksi, duhet të dijë që t’ia thotë gruas që ka pranë atë që ndjenë, atë që do dhe atë që e përulë.

Intelekti

Një mendje e bukur është me pa dyshim shumë seksi. Të menduarit kritik, kureshtja e pashuar për të mësuar, kreativiteti e inteligjenca janë elementet që e bëjnë një burrë shumë seksi.

Sensi i humorit

Një burri të cilit i mungon sensi i humorit i mungon edhe atraktiviteti. Është qenësore si element, që të ndahen burrat seksi na ata jo seksi.

Bujaria

Jo vetëm me paratë të jetë bujar, por edhe me ndjenjat. Burrat që janë bujarë, janë dashnorë të mrekullueshëm.

Vetëbesimi seksual

Vetëbesimi i vërtetë seksual s’ka të bëjë me madhësinë e penisit, lëvizjet e të tilla gjëra. Ka të bëjë me mënyrën se si një burrë e trajton një grua në shtrat, mënyra se si ai i përgjigjet nevojave të saj para të tijave.
couple0-sex92303