Çka do të ndodhë tash pasi Kosova përcolli njerëzit e Trumpit, e Merkelit dhe zyrtarët e Britanisë së Madhe?

15.03.2019 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Çka do të ndodhë tash pasi Kosova përcolli njerëzit e Trumpit, e Merkelit dhe zyrtarët e Britanisë së Madhe?

Një diplomat i karrierës nga Amerika, dy këshilltarë të Angela Merkelit dhe një zyrtar i lartë britanik patën pikëndalesë Prishtinën brenda pak ditësh. Të gjithë këta nuk kanë futur Kosovën në agjendat e tyre të ngjeshura për t’u kthyer pa dhënë asnjë efekt.

Albioneta Ademi

Temat kryesore diheshin: Dialogu dhe taksa, dhe serish produkti final nga dialogu mes dy shteteve. Nuk dihej vetëm sa do t’i ngushtonin liderët institucionalë dhe a do të dilte kryeministri Ramush Haradinaj të thoshte se po e hiqte taksën.

Këshilltari i Kryeministrit, Erolld Belegu, thotë se në fakt ndërkombëtarët e kuptuan Haradinajn pse nuk po e heq taksën ndaj produkteve serbe.

“Ata më në fund e kanë kuptu situatën reale se si është në Kosovë. Spektri politik është i unifikuar sa i përket mosndërrimit të territoreve dhe mbrojtjes së kushtetutshmërisë së Kosovës. Po ashtu e kanë kuptu po besoj se taksa nuk është vendosur kundër aleatëve tonë, por për t’i mbrojtur interesat e Kosovës”, ka thënë Belegu për Gazetën Express.

Krerët shtetërorë që së fundmi kanë raporte të acaruara me njëri-tjetrin, vetëm amerikanët arritën t’i bëjnë bashkë në një vend, mëngjesin e së shtunës. Sidoqoftë, përplasjet nuk u ndalen as pas takimit në ambasadë me nënsekretarin amerikan David Hale.

Haradinaj përveçse ka pasur për detyrë të bind ndërkombëtaret për qëndrimet e tij rreth taksës ndaj produkteve serbe, shefi i ekzekutivit kishte për detyrë të mbrohej nga Presidenti e Kryeparlamentarit, të cilët kërkojnë të hiqet taksa.

Në ditën e takimit me Hale, Gazeta Express ka raportuar se kryeministri Haradinaj është përplasur me Presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli. Diçka të tillë konfirmoi më vonë vetë Kryeministri, të cilat preferoi t’i quante “diskutime”.

Gazeta Express është interesuar të ketë një koment nga ndonjë prej këshilltarëve të Presidentit Thaçi, por si rëndom kanë qenë të paqasshëm.

Ndërsa, këshilltari i Haradinajt thotë se beson që edhe përkundër se liderët e tjerë politikë po shprehen kundër taksës, të njëjtit besojnë si Kryeministri vetëm se po i druhen pasojave në raport me ndërkombëtarët.

“Unë mendoj se askush, sidomos prej spektrit politik nuk është pro heqjes së taksës. Të gjitha ato subjektet që dalin kundër taksës, këtë e bëjnë për shkak të frikës për prishjen e raporteve me ndërkombëtarëve”, ka thënë Belegu.

Të hënë në Prishtinë qëndruan dy këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel. Gjermanët pas takimit që patën me kryeministrin, u shprehen kundër ndonjë marrëveshjeje me Serbinë që shkakton ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin e territoreve.

Haradinaj mund të jetë kënaqur kur të ketë dëgjuar këshilltarët e Merkelit qëndrimin e prerë të Gjermanisë kundër ndarjes, megjithatë deklarata e dy zyrtarëve për taksën nuk ishte e ritmit të njëjtë.

Ata kërkuan që taksa të hiqet sa më shpejtë dhe të vazhdohet dialogu me Serbinë.

Mirëpo këshilltari i Kryeministrit thotë se ndërkombëtarët në Prishtinë e kanë kuptuar se kosovarët nuk duan të heqin taksën.

“Z. Haradinaj qëndron stoik në këtë vendim dhe këtë e kanë kuptuar edhe ndërkombëtaret. Dhe, më e rëndësishmja, e janë kuptuar se 90 për qind e Kosovës nuk dëshiron ta heqin taksën.

Dhe krejt në fund, Kosovën e vizitoi Richard Moore, Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrin e Punëve të Jashtme në Britani, i cili sot gjendet në Beograd.

Ai shprehi qëndrimet e definuara të Britanisë së Madhe: Kundër taksës ndaj produkteve serbe dhe kundër idesë së presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve. /Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Merovci tregon për kërcënimin që ia ka bërë Jakup Kranisiqi Ibrahim Rugovës

Merovci tregon për kërcënimin që ia ka bërë Jakup Kranisiqi Ibrahim Rugovës

Çka do të ndodhë tash pasi Kosova përcolli njerëzit e Trumpit, e Merkelit dhe zyrtarët e Britanisë së Madhe?

Çka do të ndodhë tash pasi Kosova përcolli njerëzit e Trumpit, e Merkelit dhe zyrtarët e Britanisë së Madhe?

Haziri nga Gjilani kritikon Qeverinë aktuale e thotë se “LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë”

Haziri nga Gjilani kritikon Qeverinë aktuale e thotë se “LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë”

Kryministri kanadez: Ne të gjithë duhet të ballafaqohemi me islamofobinë

Kryministri kanadez: Ne të gjithë duhet të ballafaqohemi me islamofobinë

LDK-ja dhe Vetëvendosja e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun

LDK-ja dhe Vetëvendosja e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun

Komandanti i KFOR-it Gjenaral  Lorenco D`ADARIO me bashkëpunëtor sotë kanë vizituar drejtorin Rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan

Komandanti i KFOR-it Gjenaral Lorenco D`ADARIO me bashkëpunëtor sotë kanë vizituar drejtorin Rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan

MZHE ndan 290 mijë euro për sektorin e arsimit në Gjakovë

MZHE ndan 290 mijë euro për sektorin e arsimit në Gjakovë

Zvicra do të vazhdoj të mbështesë BQK-në

Zvicra do të vazhdoj të mbështesë BQK-në

Tahiri për vrasjen e Ivanoqviqit: Vuçiq urdhërdhënësi, Radojçiqi ekzekutuesi

Tahiri për vrasjen e Ivanoqviqit: Vuçiq urdhërdhënësi, Radojçiqi ekzekutuesi

25 punonjës të IPK-së u trajnuan dhe u certifikuan nga agjentë special të FBI-së

25 punonjës të IPK-së u trajnuan dhe u certifikuan nga agjentë special të FBI-së

Hamza i ofroj përkrahje të fuqishme ATK-së dhe drejtorit Murtezaj për realizimin e objektivave

Hamza i ofroj përkrahje të fuqishme ATK-së dhe drejtorit Murtezaj për realizimin e objektivave

Shkup: Dënohen me 211 vjet burgim të akuzuarit për dhunën në Kuvend

Shkup: Dënohen me 211 vjet burgim të akuzuarit për dhunën në Kuvend

Pesë vjet burg për personin që pranoi se ka ndihmuar grabitësin në Istog, ku u vra polici Izet Demaj

Pesë vjet burg për personin që pranoi se ka ndihmuar grabitësin në Istog, ku u vra polici Izet Demaj

U kërkohet mediave të heqin videot e sulmit në Zelandë të Re

U kërkohet mediave të heqin videot e sulmit në Zelandë të Re

Filloi puna në zgjerimin e Dollc-Gjakovës

Filloi puna në zgjerimin e Dollc-Gjakovës

MPJ : Nuk ka kosovarë të prekur nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

MPJ : Nuk ka kosovarë të prekur nga sulmi terrorist në Zelandë të Re