Çka bisedoi Thaçi me Trump dhe Merkel në Paris? – flet Baton Haxhiu (VIDEO)

E publikuar: 11/11/2018 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar takime me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në kuadër të ngjarjes së zhvilluar në Francë.

Gazetari Baton Haxhiu, në një lidhje direkte nga Parisi ka bërë të ditur se takimi mes Thaçit e Trump ka zgjatur shtatë minuta, por sipas tij nga kjo Kosova ka pranuar mbështetje të konfirmuar nga SHBA-të, njofton Klan Kosova.

Haxhiu thotë se takimet u zhvilluan pas bisedës gati treorëshe që pati presidenti amerikan Donald Trump me homologun e tij turk Recep Tajip Erdogan:

”Pas takimit të zhvilluar të Trump me Erdoganin, këshilltarët e presidentit amerikan e kanë ftuar presidentin Hashim Thaçi për takim me të për të biseduar për marrëveshjen Kosovë- Serbi”.

”Trump i ka thënë Thaçit se SHBA qëndron 100% prapa marrëveshjes tuaj të paqes dhe prapa çdo veprimi që bëni Kosova ka mbështetjen e SHBA-ve”.

Veç kësaj gazetari Baton Haxhiu ka dhënë edhe detaje të takimit që presidenti Hashim Thaçi pati me kancelaren gjermane Angela Merkel, për të cilën tha se fuqia e saj si lidere dukej më e zbehtë, njofton Klan Kosova.

”Me Merkel takimi ka qenë më i shkurtër, zonja Merkel nuk e ka nurin e fuqisë që ka pasur dikur dhe ajo vërehet”. Franca ka pasur respekt të jashtëzkonshëm për Merkel edhe për faktin se Gjermania e Franca kanë luajtur rol për ndërtimin e një Europe të re”.