City merr primatin në Ligën Premier pas fitores ndaj Evertonit, barazon Liverpoolin me pikë

E publikuar: 07/02/2019 06:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City arriti fitore 0-2 si mysafir i Evertonit në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Aymeric Laporte fillimisht rrezikoi portën në minutën e 16-të, ndërsa tre minua më vonë Sergio Aguero goditi shtyllën.

Festa e golit nga Aymeric Laporte (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Goli i epërsisë në këtë takim u shënua nga Laporte në minutat shtesë të pjesës së parë pas asistimit nga David Silva.

Në minutën e 58-të Aguero kishte një tjetër rast për gol, por argjentinasi gjuajti jashtë. Në minutën e tetë shtesë të ndeshjes shënoi edhe Gabriel Jesus.

Reagimi i Sergio Agueros pas rastit të lëshuar (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Man City ngjitet në vendin e parë me 62 pikë, aq sa Liverpooli, por me një ndeshje më shumë se Reds. Evertoni vazhdon në pozitën e nëntë me 33 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme City luan kundër Chelseat, ndërsa Evertoni me Watforidin. /Telegrafi/