City me lehtësi kalon në çerekfinale, Muriqi shkëlqen duke mbajtur portën e paprekur

E publikuar: 01/11/2018 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City ka mposhtur lehtësisht Fulhamin 2-0 për të kaluar në rrethin çerekfinale të EFL Cup.

Ndeshja fillimisht nisi me një minutë heshtje në stadium për vdekjen e presidentit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha.

Kampionët në fuqi të Anglisë e nisën më mirë ndeshjen kur vetëm pas nëntë minutash rrezikuan.

Ishte kapiteni Vincent Kompany që goditi me kokë, por mirë priti portieri mysafir Rico.

Golin e parë në ndeshje, City e realizoi në minutën e 18-të kur Vincent Kompany ktheu një top në zonë ndërsa talenti Diaz shënoi për 1-0.

Kevin De Bruyne dhe Brahim Diaz. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

City pati raste tjera shënimi në pjesën e parë me Sanen dhe Jesus por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Në minutën e 65-të erdhi edhe goli i dytë për vendasit me realizuesin e njëjtë.

Fillimisht Gabriel Jesus goditi shtyllën, ndërsa topin e kthyer në zonë në gol e dërgoi Diaz për 2-0.

Arijanet Muriqi ishte fantastik në portë për Manchester Cityn. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Deri në fund dyja skuadrat patën disa gjysmë raste por që gola më nuk pati.

Për Cityn në këtë takim u paraqit nga minuta e parë në portë reprezentuesi i Kosovës, Arijanet Muriqi.

19-vjeçari në disa raste bëri disa pritje të bukura duke treguar aftësitë e tij.

Në raundin tjetër, City do të përballet me fituesin e duelit Leicester City – Southampton. /Telegrafi/