City hedh poshtë akuzat për fshehje të shkeljeve të FFP-së

E publikuar: 03/11/2018 04:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City i ka quajtur pohimet se klubi anglez ka manipuluar me shkeljet e FFP-së si një tentim të qartë për të dëmtuar reputacionin.

Revista gjermane, Der Spiegel, ka shkruar gjatë të premtës së janë zbuluar disa dokumente ku konstatohet se kampionët e Anglisë në mënyrë sistematike kanë thyer rregullat e FFP-së për vite, bashkë me PSG-në, e gjithë këtë me njohurinë e UEFA-s.

Në një komunikatë për Sky Sports News, City ka thënë se nu komenton materiale dhe sugjerime që thuhet se janë hakuar ose vjedhur.

“Ne nuk do të bëjmë ndonjë koment të mëtutjeshëm për materiale që janë të nxjerra nga konteksti ose të vjedhura nga njerëzit e afërt me klubin. Tentimi për të dëmtuar reputacionin e klubit është i organizuar dhe i qartë”, shkruan në këtë komunikatë.

Der Spiegel dhe një numër i skuadrave të mëdha evropiane bënë një numër publikimesh për pohime skandaloze që janë përkrahur qëllimisht nga UEFA.

Në këto manipulime përmendet edhe Gianni Infantino, presidenti aktual i FIFA-s se ka ndihmuar klube të caktuara që të fshehin shkeljet.

City dhe PSG besohet se kanë krijuar marrëveshje fiktive sponsoruese për të justifikuar investimet e çmendura në transferime. /Telegrafi/