City fiton lehtësisht ndaj Newport County, kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

E publikuar: 16/02/2019 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City ka arritur fitore në udhëtim te Newport County në kuadër të 1/8 e finales së FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultat 1-4 në një ndeshje të dominuar dukshëm nga City.

Ishte Riyad Mahrez që rrezikoi fillimisht në minutën e tetë portën kundërshtare, ndërsa Leory Sane në minutën e 34 ishte afër golit, por as gjermani nuk arriti dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Sane kaloi Cityn në epërsi në minutën e 52-të, ndërsa Phil Foden thelloi epërsinë në minutën e 75-të. Vlen të theksohet se të dy golat u asistuan nga Gabriel Jesus. Golin e nderit për vendasit në këtë takim e shënoi Padraig Amond (88′).

Mysafirët vazhduan të kërkonin golin, për 0-3 shënoi Foden (90′), ndërsa pokeri i kompletua nga Mahrez në minutat shtesë dhe kështu Man City kualifikohet në çerekfinale të FA Cup.

Robbie Willmott në tentim për të mbrojtur topin nga Gabriel Jesus (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kundërshtari i ardhshëm i skuadrës së Guardiolas do të mësohet me anë të shortit.

Gjatë historisë Manchester City ka fituar këtë garë pesë herë, së fundmi në vitin 2011. /Telegrafi/