City fillon bisedimet me Lyonin për Ndombelen

E publikuar: 14/02/2019 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tanguy Ndombele është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Lyonit.

Mesfushori i talentuar francez ka bërë paraqitje mjaftë të mira si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Falë ndeshjeve të mira francezi i talentuar është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Manchester City kishte shprehur interesim për transferimin e francezit gjatë afatit kalimtar dimëror por që oferta e tyre prej 50 milionë eurove ishte refuzuar nga Lyon.

Tanguy Ndombele gjatë një ndeshje kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Tani mediat angleze dhe ato franceze kanë raportuar se City ka filluar përsëri bisedimet me Lyonin për lojtarin.

Kampionët në fuqi të Anglisë po synojnë transferimin e Ndombeles gjatë afatit kalimtar veror.

Por për ta lënë të lirë yllin e tyre, Lyon kërkon së paku 65 milionë euro.

Gjithsesi në garë për reprezentuesin e Francës janë edhe Juventus e Inter.

22-vjeçari ka një kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 20223, ndërsa këtë edicion në 33 ndeshje të zhvilluara ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/