Çitaku e krahason Vuçiqin me Millosheviqin

E publikuar: 31/05/2017 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit deklaroi se Serbia do të luftojë për ta ruajtur Kosovën si pjesë të saj.

Në bazë të deklaratave të Aleksandar Vuçiqit, i cili ka thënë se do të luftojë për ta ruajtur Kosovën si pjesë të Serbisë, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se “mentaliteti i tij ka mbetur në orën e Millosheviqit”.

“Me sa duket mentaliteti i tij ka mbetur ende në orën e Millosheviqit”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Ndryshe, Vuçiq sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e presidentit të Serbisë.